← Shfleto

Ibrahim Milushi

Doktor i shkencave të gjeollogjisë

Lindi në mars të vitit 1959 në Markaj të Tropojës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Tropojë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1984. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1996 me temën: ” KARAKTERISTIKA GJEOLOGOSTRUKTURORE DHE MINERALIZIMI SULFUR I BAKRIT NË KOMPLEKSIN VULLKANOSEDIMENTOR NË SHEMBULLIN E RAJONIT PAROVËARSTLËVOSHË”. Dr. Ibrahim Milushi punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Pukës, mandej në Tiranë. Specializoi metalogjenin e ofialiteve në Universitetin Teknik të Ankaras (Turqi). Dr. I. Milushi ka bërë kërkimin e bakrit. I ka 12 raporte gjeologjike, 15 kumtesa në konferenca e simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare, ka 3 artikuj të botuar në vend dhe 4 jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.