← Shfleto

Ibrahim Kuka

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në gusht të vitit 1944 në Guci-Plavë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Plevle. Fakultetin Ekonomik e kreu në Beograd më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Beograd, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1980 me temën: ”KARAKTERISTIKAT DHE ZHVILLIMI I TREGTISË SË KOSOVËS 1965-1975”(sr). Mr. Ibrahim Kuka doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në shtator të vitit 1985 me temën: ”VETËQEVERISJA SI RAPORT PRODHUES NË EKONOMINË JUGOSLLAVE ME VËSHTRIM TË VEÇANTË NË EKONOMINË E KOSOVËS”. Dr. Ibrahim Kuka së pari punoi në Entin e Ekspertizës Ekonomike në Beograd, prej aty kaloi asistent i lëndës Organizimi i punës në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës dhe arriti të bëhët prof. ordinar i lëndës Teoria dhe metodat e vendosjes. Ka të botuara një numër punimesh shkencore dhe është pjesëmarres i shumë tubimeve shkencore në Kosovë dhe jashtë saj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.