Ibrahim Dobruna
Magjistër i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në maj të vitit 1941 në Deçan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Bujqësorën në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1981 me temën: ”PËRPUNIMI FAUNISTIK I KACABUJVE (CERAMBYCIDAE COLEOPTERA) NË RRETHIN E PRIZRENIT”(kr). Mr. Ibrahim Dobruna në fillim punoi si mësimdhënës në Zoqisht, mandej si prof. në Gjimnazin dhe në Akademinë Pedagogjike të Prizrenit, më vonë kaloi në Entin për Ruajtjen e Monumenteve të Kulturës në Prizren, tash është Bashkëpunëtor i Lartë Profesional në këtë Ent. Ka të botuara dy punime profesionale dhe shkencore. Mr. Ibrahim Dobruana ka marrë pjesë në konferenca shkencore me kumtesa për mbrojtjen e ambientit dhe parqeve nacionale. Jeton si pensionist në Deçan.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.