Ibrahim Çitaku
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi në dhjetor të vitit 1935 në Çitak të Skenderajt. Shkollën fillore e nisi në Runikë dhe e kreu në Mitrovicë, kurse Normalen e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Degën e Historisë e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i filloi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, kurse magjistroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në tetor të vitit 1977 me temën: ”AZEM BEJTA DHE VEPRIMTARIA LUFTARAKE E TIJ”. Mr. Ibrahim Çitaku së pari punoi si mësues, arsimtar e profesor i historisë në Shkollën Teknike dhe në Normale të Mitrovicës, mandej ka qenë drejtor i Gjimnazit të Skenderajt. Ka punuar në Entin Krahinor për Përparimin e Shkollave në Prishtinë e ma në fund ishte drejtor i Gjimnazit në Skenderaj nga edhe u pensionua. Mr. I. Çitaku ka të botuara 20 punime shkencore dhe 10 punime profesionale, një monografi dhe temën e magjistraturës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.