← Shfleto

Ibrahim Behluli

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1952 në Ranatovc të Preshevës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Preshevë, ku e kreu edhe gjimnazin. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1983 me temën: ”EKZAMINIMI ANATOMIK DHE RENTGENOLOGJIK I COLON ASCENDENS”(sr). Mr. Ibrahim Behluli doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në korrik të vitit 1987 me temën: ”ANALIZA BIOLOGJIKE E KARAKTERISTIKAVE ANTROPOMETRIKE DHE FIZIOLOGJIKE NË RAPORT ME SËMUNDJET E SISTEMIT RESPIRATOR”(sr). Dr. Ibrahim Behluli në fillim punoi si mjek, më 1980 u zgjodh asistent i anatomisë ku arriti gradë prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Aktualisht punon në Institutin e Anatomisë të Prishtinës. Ka të botuara 34 punime shkencor, 4 prej tyre me indeks ndërkombëtar, ka qenë udhëheqës i disa projekteve shkencore, ka një dispensë për student të mjekësisë ka qenë udhëheqës i Katedres në Institutin e Anatomisë të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.