← Shfleto

Ibrahim Ahmetaj

Doktor i shkencave të natyres – gjeografisë

Lindi në shkurt të vitit 1943 në Vuthaj të Plavës. Shkollen fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Guci. Shkollen e mesme e kreu në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjeografisë e kreu në Prishtinë më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Gjeografisë në Beograd ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1976 me temën:”KARSTI I MALIT TË MILLANOVIQIT”(sr). Mr. Ibrahim Ahmetaj doktoroi në FSHMN-Dega e Gjeografisë në Zagreb në qershor të viti 1984 me temën:”GJEOMORFOLOGJIA E PELLGUT TË MIRUSHES (kr). Dr. Ibrahim Ahmetaj më 1967 u zgjodh asistent i gjeografisë në Katedren e Gjeografisë dhe arriti deri në prof. ordinar i gjeografisë dhe metodikës së gjeografisë në FSHMN në Prishtinë. Ky specializoi gjeografinë e aplikuar në Beograd dhe ka të botuara 25 punime shkencore, Atlas e harta për shkolla të mesme. Ka dy monografi, gjeomorfologjin për shkolla të mesme. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj me kumtesa nga gjeomorfologjia.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.