Hysni Osmani
Doktor i shkencave teknike – makinerisë
Lindi në prill të vitit 1959 në Hajkobillë të Prishtinës. Shkollën fillore, të mesmen (Teknike) dhe Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Teknik të Shkupit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1990 me temën: ”OPTIMIZIMI KONSTRUKTIVTEKNOLOGJIK I BASHKËSISË SË SALDUAR TË GYPIT ME MURIN BALLOR TË KËMBYESIT TË NXEHTËSISË ME GYPA OVAL”(ma). Mr. Hysni Osmani doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës në maj të vitit 1997 me temën: ”OPTIMIZIMI I PARAMETRAVE TË REGJIMIT TË SALDIMIT PËRMES IZOTERMAVE NË ZONËN E NDIKIMIT TË NXEHTËSISË”. Dr. Hysni Osmani ka qenë “Student i dalluar në mësime” mori shpërblime. Ka punuar në Mihjen Sipërfaqësore të Bardhit të Madh të Kombinatit”Kosova” të Obiliqit. Më 1984 u bë asistent në Fakultetin Teknik në Katedrën e Përpunimit të Metaleve të Prishtinës. Ligjëronte lëndët Përpunimi termik dhe Përpunimi me makina ku arriti deri te docent i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka qenë angazhuar edhe në SHLT të Mitrovicës. Më 1999 u zgjodh prodekan i Fakultetit të Makinerisë të Prishtinës. Ka të botuara 33 punime shkencore, Bashkëpunëtor shkencor në 12 projekte, ka 9 tekste të botuara si autor-bashkautor. Ka 10 tekste universitare me ligjërata të autorizuara si autor-bashkautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.