Hysni Krasniqi
Magjistër i artit figurativ – grafikës
Lindi më 1942 në Llukar të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë. SHLP-Dega e Artit e kreu në Prishtinë, kurse shkallën e dytë të Akademisë së Arteve i kreu në Beograd më 1969. Ku i mbaroi edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në qershor të vitit 1979 me temën: ”POETIKA FANTASTIKE NË GRAFIKË”(sr). Mr. Hysni Krasniqi në fillim punoi si mësimdhënës, mandej si prof. i Artit Figurativ në Gjimnaz të Prishtinës, kurse prej vitit 1974 në Fakultetin e Arteve ku arriti deri te prof. ordinar i Grafikës. Mr. H. Krasniqi ka organizuar ekspozita të veçanta në shumë qytete të Kosovës dhe nëpër kryeqendra të ish – Jugosllavisë. Jashtë vendi ka ekspozuar në Bruksel, Ankara, Istambull, Aman dhe në Itali.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.