← Shfleto

Hysni Arifi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në qershor të vitit 1955 në Belincë të Shtimes. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Ferizaj. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ku i kreu provimet dhe magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1999 me temën: ”TRAJTIMI KIRURGJIK I SINDAKTIVE TË SHUPLAKËS ME METODËN E MODIFIKUAR TË BARSKY-IT”. Mr. Hysni Arifi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 2002 me temën: ”KARAKTERISTIKAT EPIDEMIOLOGJIKE DHE KURATIVE TË DJEGIEVE NË KOSOVË PËR PERIUDHËN 1999 – 2001”. Dr. Hysni Arifi së pari punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Shtime e më 1984 kaloi në Klinikën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Specializimin për Kirurgji plastike e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit dhe të Lubjanës në vitin 1988. Mandej u zgjodh asistent i Kirurgjisë Plastike në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku tash është ligjërues i kësaj lënde. Ka të botuara 4 punime shkencore si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.