Hysen Zherka
Magjistër i shkencave juridike
Lindi më 1927 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Fakultetin Juridik e kreu në Shkup më 1960. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1973 me temën: ”VEPRA PENALE KUNDËR JETËS SIPAS KODIT PENAL TË RP TË SHQIPËRISË ME VËSHTRIM NË PRAKTIKËN GJYQËSORE”(kr). Mr. Hysen Zherka si i ri ka qenë pjesëmarrës i LNÇ-s deri në fund të vitit 1945. Pas shkollimit Mr. H. Zherka ka punuar në Gjyqin e Qarkut të Prishtinës si gjykatës, kurse më 1968 është zgjedhur ligjërues në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku arriti deri te ligjërues i lartë në këtë fakultet ku punoi deri në pensionim.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.