Hysen Matoshi
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi në korrik të vitit 1967 në Gmicë të Kamenicës(Dardanë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen e filloi në Kamenicë dhe e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Filologjisë-Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe e kreu në Prishtinë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në në maj të vitit 1997 me temën: ”POEZIA E LAZGUSH PORADECIT NË KONTEKSTIN E POEZISË EVROPJANE”. Mr. Hysen Matoshi së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën e Tugjecit dhe në shkollë të mesme të Kamenicës, më 1996 u zgjodh asistent në Degën e Letërsisë në Institutin Albanalogjik të Prishtinës, ku punon si hulumtues i pavarur. Ka të botuar 15 punime profesionale ka marrë pjesë me 3 kumtesa në konferenca shkencore në Kosovë dhe jashtë saj.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.