Hysen Latifi
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi më 1938 në Hogosht të Kamenicës(Dardanë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Normalen) në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik Dega e Historisë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në janar të vitit 1982 me temën: ”GJILANI ME RRETHINË NË MES DY LUFTRAVE BOTËRORE 1918-1941”. Mr. Hysen Latifi së pari punoi si mësues në vendlindje, mandej prof. i historisë në Normalen dhe në Gjimnaz të Gjilanit ku ishte edhe drejtor. Sekretar i BVI së Arsimit dhe këshilltar për histori në Entin Pedagogjik të Gjilanit. Ka të botuar 1 tekst të historisë për shkolla të mesme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.