Hysen Ismajli
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në qershor të vitit 1959 në Tugjec të Kamenicës(Dardanës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Kamenicë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1986 me temën: ”MARRËDHËNIET EKONOMIKE TË KOSOVËS ME BOTËN E JASHTME DHE POLITIKA EKSPORTUESE E EKONOMISË SË KOSOVËS”(kr). Mr. Hysen Ismajli doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në mars të vitit 2001 me temën: ”QEVERISJA FINANCIARE NË FUNKSION TË RUAJTJES SË PASURISË SË NDËRMARRJES NË KUSHTE TË INFLACIONIT”. Dr. Hysen Ismajli më 1984 është zgjedhur asistent për lëndën Teoria dhe analiza e bilansit në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, mandej ligjërues i planifikimit dhe i politikës afariste në ndërmarrje. Ligjëron edhe në Fakultetin Ekonomik të Tetovës. I u është botuar teza e doktoratës. Ka qenë student i dalluar dhe ka të botuar disa punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.