← Shfleto

Hivzi Muharremi

Doktor i historisë së artit aplikativ

Lindi më 1948 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë së Artit e kreu në Beograd më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë së Artit modern në Beograd ku edhe magjistroi në janar të vitit 1979 me temën: ”ARTI I SHEKULLIT XX NË KOSOVË”(sr). Mr. Hivzi Muharremi doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në shkurt të vitit 1995 me temën:”TENDENCA E ZHVILLIMIT TË ARTEVE FIGURATIVE NË KOSOVË”. Dr. Hivzi Muharremi është doktor i parë i historisë së artit aplikativ në Kosovë. Së pari punoi në Pejë - në Shkollën e Artit, por prej vitit 1981 punon në Fakultetin e Arteve në Prishtinë si prof. ordinar i historisë së artit në këtë fakultet, ka qenë edhe dekan. Ka më se 300 punime profesionale dhe 8 tekste shkollore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.