← Shfleto

Hiqmet Menzelxhiu(Dibra)

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1914 në Dibër. Shkollën fillore e kreu në Tiranë, madje dy klasa për një vit, kurse Gjimnazin e nisi në Tiranë dhe Liceun e kreu në Shkodër me sukses të shkëlqyeshëm dhe i mësoj dy gjuhë të huaja (frëngjishten dhe italishten). Më 1933 u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë të Parisit. Punoi në Spitalin e Neuropsikiatrisë të Lemonasonit në Francë. Më 1942 e kreu me sukses provimin e Klinikave dhe mbrojti tezen për titull “Doktor i Universitetit të Sorbones” në Paris dhe sapo e kreu specializimin në Klinikën e Neurologjisë “Sulpetriere” u kthye në atdhe dhe punoi si mjek ushtarak së pari në Peshkopi, mandej në Shkodër. Ka qenë shef i Neuropsihiatrisë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, shef Katedre i Mjekësisë Ushtarake në Universitetin e Tiranës. Ka shkruar monografi “Afania funkcionale dhe mjekimi i saj”. Ka të botuar 32 artikuj shkencorë. Ka qenë “Docent” edhe dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Vdiq në Tiranë më 1969.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.