← Shfleto

Hiqmet Demiri

Mjeshtër kërkimesh

Lindi në shkurt të vitit 1938 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit-Dega e Gjeodezisë i kreu në Tiranë më 1960. Hiqmet Demiri punoi në Drejtorinë e Gjeologjisë – Gjeodezisë si kryeinxhinier, në Drejtorinë e Hidrocentralit të Komanit. Punoi në komisione, si në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit në Azotikun e Fierit dhe në Hidrocentralin e Komanit. Për punën e suksesshme dhe për rezultatet në punë, H. Demiri u dekorua me “Urdhrin e punës të kl. III” me dekoratën nr. 4607 të datës 21. 11. 1969 dhe “Urdhri i punës i kl. III” nr. 7103 të datës 12.02. 1987. Komisioni i Kualifikimit Shkencor i Ministrisë së Arsimit e të Shkencës në Tiranë, me vendimin nr. 20 të datës 21.02.1995 Hiqmet Demirit ia dha titulli “Mjeshtër kërkimesh”. Ka të botuara 5 punime shkencore, 5 punime profesionale dhe 27 vepra të tjera (në 7 si bashkautor).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.