Hilmi Cena
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1941 në Rahovec. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Suharekë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Beograd më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1972 me temën: ” NDIKIMI I ANTIBIOTIKËVE NË USHQIMIN E FORMIMIT TË HEMOGLOBINAVE TE RREZATIMIT NORMAL TË MINJËVE”(kr). Mr. Hilmi Cena doktoroi në FSHMN të Zagrebit në tetor të vitit 1974 me temën: ”GJENDJA FUNKCIONALE E QELIZAVE TË MËLQISË SË ZEZË PAS INVADIMIT EKSPERIMENTAL ME CISTICERCUS BOVIS”(kr). Dr. Hilmi Cena në fillim punoi si prof. i biologjisë në Gjimnazin e Rahovecit, mandej në SHLB të Prishtinës e më 1974 u zgjodh ligjërues i anatomisë dhe fiziologjisë së kafshëve shtëpiake dhe arriti gradën prof. ordinar i këtyre lëndëve në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës. Ka qenë edhe prodekan i këtij fakulteti, ka të botuara 35 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.