← Shfleto

Hilmi Agani

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1927 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) e filloi në Shkup dhe e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Albanollogjisë e kreu në Beograd më 1953, ku i vazhdoi edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në qershor të vitit 1958 me temën:”KRIJIMTARIA LIRIKE E NAIM FRASHËRIT”. Mr. Hilmi Agani 19 vjet më vonë doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në tetor të vitit 1977 me temën: ”FJALORI I LUBOMIR KUJUNXHIQIT DHE TREVA GJUHËSORE E TIJ”. Dr. Hilmi Agani në fillim punoi si arsimtar i shkollës së mesme, redaktor i “ Zërit të Rinisë” dhe i revistave të tjera. Ky qe ndër profesorët e parë të SHL Pedagogjike të Prishtinës dhe që nga fillimi i punës së Fakultetit Filozofik të Prishtinës ishte mësimdhënës i rregullt i këtij fakulteti dhe arriti deri te prof. ordinar i lëndës sintaksa e gjuhës shqipe. Ka të botuara 3 vepra dhe 18 studime e artikuj dhe shumë kumtesa shkencore në simpoziume që u mbajtën në Kosovë. Dr. Hilmi Agani është njëri nga magjistrat e parë pas Luftës së II Botërore. Vdiq në Prishtinë më 1994.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.