← Shfleto

Hidajet Paçarizi

Magjistër i shkencave të mjekësisë

Lindi në janar të vitit 1957 në Reçan të Therandës. Shkollën fillore e kreu në Dragobil, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Suharekë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1988 me temën: ”FAKTORËT E RRITJES TE MELANOMA MALINJE TE NJERËZI”(kr). Mr. Hidajet Paçarizi së pari punoi si mjek në Suharekë pas një kohe kaloi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë si asistent i biokimisë dhe punoi në këtë fakultet. Mr. H. Paçarizi ka të botuara 5 punime shkencore nga lëmi i biokimisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.