← Shfleto

Heset Cakolli

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në prill të vitit 1957 në Krilevë të Dardanës. Shkollën fillore e nisi në Talinoc të Muhaxherëve dhe e kreu në Ferizaj, ku e kreu edhe Shkollën Teknike. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë, e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Teknik të Shkupit ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1989 me temën: ”SHQYRTIMI I MUNDËSIVE TË ZHVILLIMIT TË TRANSPORTUESVE PLANETARË CILINDRIKË HIPËRBOLOIDË”(ma). Mr. Heset Cakolli doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 2000 me temën: ”OPTIMIZIMI I KARAKTERISTIKAVE TË NDËRRUESIT TË SHPEJTËSIVE TË KOMBINUARA ME TRANSMETUESIT PLANETARË”. Dr. Heset Cakolli së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Teknike të Ferizajt, në Fabrikën “Minex” në KBI “M. Zeqar” të Ferizajt. Kreu specializimin në Angli, dhe më 1982 u angazhua si asistent i lëndës Automjetet motorike në Fakultetin Teknik të Prishtinës mandej u caktua ligjërues, punoi edhe si prof. në SHLT të Ferizajt ku mbajti vizatimin teknik. Dr. H. Cakolli ka tri tekste të autorizuara dhe 7 punime shkencore të botuara.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.