Hazër Susuri
Magjistër i shkencave juridike
Lind në shkurt të vitit 1950 në Zhur të Prizrenit. Shkollën fillore e filloi në vendlindje dhe e kreu në Prizren, ku e kreu edhe Gjimnazin. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik-Drejtimi e Drejta e punës në Beograd ku edhe u magjistrua në qershor të vitit 1982 me temën: ”PUNËSIMI DHE PAPUNËSIMI NË KOSOVË(sr). Mr. Hazër Susuri së pari filloi të punoi në komunën e Prizrenit si jurist e më 1974 u zgjodh Drejtor i Shërbimeve Juridike në Ndërmarrjen “Famipa” në Prizren. Më 1979 emrohet Kryetar i Dhomës së Punës së Bashkuar në Kuvendin e Kosovës, mandej Sekretar i Kryesisë së Kosovës, e Nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës. Prej vitit 1990 ushtron profesionin e Avokatit në Prizren ku edhe jeton. Mr. H.Susuri ka 20 punime profesionale të botuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.