← Shfleto

Haxhi Sauku

Doktor i shkencave teknike – minjerave

Lindi në janar të vitit 1927 në Tiranë. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i bëri në vendlindje. Shkollimin e lartë për Inxhinier minjere e bëri në VSB Ostrovë të Çekosllovakisë më 1952. Dr. Haxhi Sauku së pari u emërua mësues në Politeknikumin e Tiranës. U zgjodh drejtor i Teknikumit të Minierave dhe i Gjeologjisë së pari në Përrenjas, mandej deri në pension ishte pedagog në Katedrën e Minierave në Fakultetin e Gjeologjisë-minierave të Tiranës. U mor me Mekanikën e shkëmbinjve ku e ngriti një Laborator përkatës. Kreu dy shkallët e kualifikimit shkencor dhe mbrojti disertacionin KSHT me 1980, kurse gradën “Doktor i shkencave “ e mori me 1989 dhe arriti deri te prof. ordinar. Dr. H. Sauku ka 2 tekste për shkolla të mesme dhe 10 tekste universitare, mëse 30 punime shkencore dhe 12 studime me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Ka ligjëruar edhe për studentët pasuniversitarë. Në vitet 1972-1980 ka ligjëruar edhe në Fakultetin e Xehetarisë e të Metalurgjisë në Universitetin e Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.