Haxhi Aliko
Doktor i shkencave të bujqësisë
Lindi më 1940 në Tiranë, shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin e Veterinarisë e kreu në Kamëz më 1963. Kreu kualifikime në Farmakologjinë veterinare, dhe asistent në Fiziologjinë e kafshëve. Më 1968 u emrua pedagog i Fiziologjisë së kafshëve dhe më 1979 mori gradën “Kandidat i shkencave Bujqësore” e më 1995 mori titullin “Doktor i shkencave bujqësore”. Ka bërë specializime pasuniversitare në Fakultetin e Veterinarisë në Selanik dhe në Gjermani për Mbrojtjen e mjedisit. Ka qenë shef Katedre i Fiziologjisë-Biokimisë si dhe rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Kryetar i Komisionit të Bujqësisë dhe të ushqimit dhe ministër i Bujqësisë. Dr. H. Aliko ka të botuara disa tekste universitare dhe ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë. Është dekorua me Urdhërin “Naim Frashëri” dhe me “Çmimit të Republikës” për kontributin në shkencë mban edhe titullin nderi i Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.