Hava Shala
Magjistër e shkencave të filologjisë
Lindi më 1960 në Trudë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në Besi, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1995 me temën: ”ZHVILLIMI HISTORIK I SISTEMIT FOLJOR”. Mr. Hava Shala një kohë ishte profesoreshë e gjuhës shqipe në shkollat e mesme të Prishtinës. Më 1988 u pranua asistente praktikante në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe për lëndët: Historia e gjuhës shqipe dhe Praktikumi i gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, më vonë u zgjodh ligjëruese e këtyre lëndëve në këtë fakultet, ku edhe punon.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.