← Shfleto

Hatixhe Vojka-Ismajli

Magjistër e shkencave të pedagogjisë

Lindi në mars të vitit 1966 në Dibër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Prishtinë më 1988. Këtu i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në maj të vitit 1996 me temën: ”VLERËSIMI I SUKSESIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLAT FILLORE TË PRISHTINËS (CIKLI I ULËT) SI FAKTOR I NGRITJES SË EFIKASITETIT NË MËSIM”. Mr. Hatixhe Vojka - Ismajli e vazhdoi punën si pedagoge në vendlindje dhe asistente në Fakultetin e Mësuesisë në Prishtinë si dhe ligjëruese e lëndëve Pedagogjike në Universitetin e Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.