← Shfleto

Hatip Hyseini

Magjistër i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në maj të vitit 1945 në Simnicë të Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Gostivar. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikes e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1994 me temën: ”AIG – NDLASERET”(kr). Mr. Hatip Hyseini aktualisht punon në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.