Hasim Loshi
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1942 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakulteti Juridik e kreu në Prishtinë më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik-Drejtimi Politika e zhvillimit ekonomik në Zagreb, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1976 me temën: ”NDRYSHIMET SHOQËRORO-EKONOMIKE NË POPULLSINË E KSA TË KOSOVËS GJATË SHEKULLIT XX DHE FAKTORËT TË CILËT I DETERMINUAN”(kr). Mr. Hasim Loshi punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike në Prishtinë, në Gjyqin të Kundërvajtjes të Pejës, mandej u zgjodh asistent i lëndës Sistemet ekonomike të Jugosllavisë në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, më vonë e ligjëroi këtë lëndë në këtë fakultet.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.