Hashim Islami
Magjistër i shkencave të historisë – arkivistikës
Lindi më 1934 në Dumnicë të Poshtme të Podujevës (Besianës). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Podujevë. Shkollën e mesme (Normale) e kreu në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën për Studime Postdiplomike në Degën e Arkivistikës në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1978 me temën: ”ZHVILLIMI I SHËRBIMIT ARKIVOR DHE RRJETIT TË TIJ NË KOSOVË”(kr). Mr. Hashim Islami së pari punoi si mësues në fshatra të Podujevës mandej si arsimtar në Kamaran dhe fshatra të tjera të Prishtinës, si prof. i historisë në Medresenë e Prishtinës, prej aty kaloi në Arkivin e Kosovës si bashkëpunëtor profesional, ku punoi deri më 1990 kur pushteti serbomalazez e largoi me dhunë nga puna. Ka të botuara disa punime profesionale. Tash jeton si pensionist në Fushë Kosovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.