Hasan Ymeri
Magjistër i shkencave të natyrës – gjeografisë – turizmit
Lindi në shtator të vitit 1952 në Sërbicë - Kërçovë. Shkollën fillore e kreu në Kërçovë, Gjimnazin në Gostivar. FSHMN-Dega e Gjeografisë e kreu në Prishtinë më 1977. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në shkurt të vitit 2000 me temën ”KONCEPCIONI TEORIK DHE OPERATIV I TURIZMIT DHE FUNKSIONET E TIJ NË SEGMENTIN BALNEAR TË BANJAVE TË DIBRES”. Mr. Hasan Ymeri në fillim punoi si mësimdhënës në shkollën e Obiliqit, kurse tash punon në shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë si profesor i gjeografisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.