← Shfleto

Hasan Ymeri

Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi më 1957 në Dervar të Vushtrrisë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Tekniken) i kreu në Mitrovicë. Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës drejtimin e Elektronikës - i kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Informatikës në Lubjanë, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1988. Me temën: ”PËRCAKTIMI I PARAMETRAVE DYTËSORË NË LINJAT E MIKROSHIRITAVE”(sl). Mr. Hasan Ymeri doktoroi në Fakultetin e Elektroteknikës në Bruksel (Belgjikë) me temën: ”?”(fr). Dr. Hasan Ymeri së pari punoi si asistent i lëndës Bazat e elektroteknikës I dhe II në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës, mandej u zgjodh ligjërues i kësaj lënde në SHLT të Mitrovicës. Dr. H. Ymeri ka të botuara më tepër se 70 punime shkencore kryesisht në gjuhë të huaj dhe jashtë Kosovës. Ky u detyrua ta lëshonte Kosovën dhe të emigronte në Belgjikë ku edhe punon si profesor i elektronikës në Inskenburg ku edhe doktoroi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.