← Shfleto

Hasan Ukëhaxhaj

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1943 në Carrabreg të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1991 me temën:”GJUHA E VEPRAVE TË LAZGUSH PORADECIT” Mr. Hasan Ukëhaxhaj së pari punoi si mësues në Gramoçel, profesor i gjuhës shqipe në Deçan. Më 1981 pushteti serb e burgosi dhe e denoi me 11 vjet burg (i mbajti 9 vjet). Pas daljes nga burgu u detyrua të emigronte në Gjermani, ku jeton dhe punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.