Hasan Tasini-Hoxhë
Doktor i shkencave të natyrës – filozofisë
Lindi në prill të vitit 1811 në Ninat të Filatit në Çamëri. Mësimet fillestare i bëri te ati-Osman Myderrizi-Myfti. Në Stamboll e vazhdoi shkollimin e mëtejmë të mesëm dhe të lartin. Reformatori i Turqisë Mustafa Rashit Pasha më 1857 si student të “Dalluar” Hasan Tasinin me shokë e dërgoi në Paris për ti studjuar shkencat e tjera. Hoxhë Tasini shërbeu si imam i diplomatëve dhe Ambasadorit të Turqisë në Paris. Haxhë Hasan Tasini 10 vjet studjoj në Paris ku e zgjëroi diturinë shkencore për shkenca të natyrës: fizikë, kimi, gjeografi, astronomi. Më 1868 Hoxhë Hasan Tasini u kthye nga Parisi në Stamboll dhe u caktua ta hapte Universitetin në Stamboll dhe u caktua rektor i parë i këtij universiteti ku punoi deri më 1871 si rektor dhe profesor i lëndëve shkencore fizikë, kimi ... e disiplina të tjera që nuk njiheshin në botën lindore. Për këto lëndë Hoxha Tasini botoi edhe 20 libra. Për shkak që mbante ligjërata për lëndët e theksuara, ai hasi në pakënaqësi në qarqet konservative turke. E për këtë pushteti turk (Hoxhë Tasinin) e largoi nga Universiteti. Hoxhë Hasan Tasini me ndihmen e shokëve dhe të studentëve të tij hapi një medrese private. Dr. Hasan Tasini kishte kontakte me patriotët shqiptar në Turqi, si me Sami Frashërin, Ismajl Qemajlin e të tjerë. Kontribuoi edhe për alfabetin e Stambollit. Turqit mirënjohës i kanë çmuar shumë vlerat shkencore të Hoxhë Hasan Tasinit dhe për te janë shkruar 50 libra e 50 enciklopedi. Dr. H. Tasini ka merita të mëdha sepse i pari i solli nga Perëndimi shkencat ekzakte, Psikologjinë dhe sociologjinë futi në Universitetin e Stambollit dhe këtë universitet e bëri të rangut evropian. Dr. Hasan Tasini nuk ka qenë i martuar. Vdiq në skamje nga tuberkulozi më 1881. U varros në varrezat e Erenkozit në Stamboll.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.