Hasan Nahi
Magjistër i fesë islame
Lindi me 1905 në Gjakovë. Mësimet fillestare dhe të mesmet i bëri në Medresenë e Madhe në vendlindje, kurse më 1930 regjistroi në Fakultetin “Kasim Ali” që do të thotë :Shkolla më e lartë e dijes fetare në Universitetin AL-AZ-Har të Kajros, ku diplomoi më 12 prill 1934 ku më pas edhe magjistroi. Pas kryerjes të shkollimit të Lartë në Kajro Mr. Hasan efendi Nahi u emrua këshilltar fetar shetitës për Kosovë, mandej filloi punën si mësimdhënës në Medresenë e Ferizajt. Pas Luftës së Dytë Botërore u emërua Kryemyfti i Rrafshit të Dukagjinit. Mr. H. Nahi 20 vjet rresht punoi si profesor në medresen “Alaudin “në Prishtinë, ku një kohë ka qenë edhe drejtor i saj. Mr. Hasan Nahi pas pensionimit filloi përkthimin e Kur an-it në shqipet ku edhe u botua. Ka qenë njëri me autoritet të lartë në popullin e vendit. Vdiq në Prishtinë më 1991.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.