← Shfleto

Hasan Leka

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi në nëntor të vitit 1942 në Shumbat të Peshkopisë. Mësimet e para i mori në vendlindje. Shkollën e mesme e kreu në Peshkopi, Fakultetin Filozofik –Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Tiranë më 1966. Studimet pasuniversitare për filozofi i kreu në vitin 1973. Në vitin 1983 mori gradën shkencore “Kandidat i Shkencave për shërbimet e MPB” që me vendimin nr. 351 të datës 30.06.1993 u shndërrua në “Doktor i Shkencave”. Dr. Hasan Leka në fillim punoi si mësues në Sllovë, drejtor shkolle në Shumbat, sekretar i dytë i Komitetit të Rinisë të rrethit të Dibrës. Mori detyrë ushtarake në Gardën e Republikës. Shërbeu edhe në Tropojë. U emërua Komisar i shkollës së Lartë MPB (sot Akademia e Rendit, rang rektori). Dr. H.Leka u dekorua me urdhra e medalje.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.