← Shfleto

Hasan Kuliçi

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në qershor të vitit 1955 në Kasaj të Tropojës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Tropojë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1981. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1996 me temën: ” VEÇORITË GJEOLOGJIKE DHE MINERALMBAJTJA E RAJONIT BEGAJ – PADESH – UJZË (TROPOJË)”. Dr. Hasan Kuliçi së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrje Gjeologjike në B. Curr. Ishte kryegjeolog dhe punonte në kërkim-zbulim të mineraleve të azbesit e të kromit. Rezultatet e studimit i ka paraqitur në raporte dhe në 4 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.