← Shfleto

Hasan Efendija Shllaku

Magjistër i drejtësisë islame – sheriatit

Lindi në Gjakovë më 1835. Mësimet fillestare dhe Medresenë e Madhe e kreu në Gjakovë. Studimet i bëri në Universitetin Fatih-a të Stambollit ku studioi sheriatin islam, po në këtë universitet edhe magjistroi. Mr. Hasan efendi Shllaku punoi si profesor i drejtësisë-sheriatit në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Fatih-a të Stambollit. Mandej ka qenë kadi në Gjykatën e Stambollit dhe ka qenë veprimtar shoqëroro-politik në kohën e Rilindjes. Mr. H. efendi Shllaku për shkaqe familjare ka qenë i detyruar ta lëshonte Stambollin dhe të kthehej në vendlindje, ku punoi në Medresenë e Madhe të Gjakovës ku përcolli disa gjenerata. Ndërroi jetë më 1916 dhe u varros në Varrezat e Mahallës Gece, tash Parku Përkujtimor ku prehen edhe shumë ulema dhe burra të shquar të Gjakovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.