← Shfleto

Hasan Berisha

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1939 në Staradran të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Zagreb më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1977 me temën: ”AKTIVIZIMI I KUADRIT SI KUSHT PËR ZHVILLIMIN E SHPEJTË TË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Hasan S. Berisha në fillim punoi si kryeshef për ekonomi e financa në Istog, pastaj në Kontabilitetin Shoqëror të KSA të Kosovës. Drejtor i Qendrës së Studentëve në Prishtinë, drejtor i Entit Krahinor të punësimit, Sekretar-Kryetar i Lidhjes së Kooperativave të Kosovës, drejtor i Entit të Planifikimit të Kosovës, drejtor i përgjithshëm i Bankës së Lubjanës në Kosovë. Mr. Hasan. S. Berisha ka të botuara 12 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.