← Shfleto

Hasan Berisha

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1950 në Babaj Bokës të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Gjakovë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare-kursin e Mjekësisë Eksperimentale - e mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1980 me temën: ”NDIKIMI I VEPRIMIT TË PËRBASHKËT ADENOZINTRIFOSATIT (APT-a) DHE I DISA HORMONEVE NË REZISTENCËN OSMOTIKE TË ERITROCITEVE”(sr). Mr. Hasan H. Berisha doktoratën e përgatiti në Entin për Fiziologji dhe Endokrinologji të Qendrës Klinike “Dr. M.Stojanoviq” të Zagrebit që e mbrojti në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit në janar të vitit 1986 me temën: ”EFEKTET ETRIJADTIRANINËS NË SINTEZËN E PROTEINEVE DHE ENZIMEVE TË MËLÇISË DHE TË VESHKËVE TE MINJTË E MËDHEJ”(kr). Dr. Hasan, H. Berisha në fillim punoi si mjek e mandej u zgjodh asistent i Fiziologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 8 punime shkencore të lëmit të fizologjisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.