Hasan Beqa
Magjistër i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë
Lindi më 1947 në Novosej të Kukësit. Shkollën fillore dhe normalen i kreu në Ferizaj, kurse Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Shkup më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Stomatologjisë të Zagrebit ku edhe magjistroi në prill të vitit 1989 me temën: ” FREKUENCA E SËMUNDJEVE TË GOJËS, TË DHËMBËVE DHE TË PARADONTIT NË KOSOVË”(kr). Mr. Hasn Beqa së pari punoi si mjekstomatolog në Suharekë, prej vitit 1980 punon në Kliniken e Stomatologjisë në Prishtinë, ku është asistent. Ka të botuara 6 punime shkencore, jeton dhe punon në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.