Hasan Bekteshi
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi në shtator të vitit 1956 në Sërbicë të Kërçovës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kërçovë, kurse Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1998 me temën: ” PNEUMATORSKI SPONTAN”. Mr. Hasan Bekteshi punoi si mjek në Kërçovë, specializoi në Pneumatologji në Universitetin e Tiranës –Në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive. Mr. H. Bekteshi në vitin 1979 është denuar me dy vjet heqje lirie për veprimtari antijugosllave, mandej në vitin 1989 ka qenë dy muaj në izolim si person i rrezikshëm për sistemin komunist jugosllav. Nga viti 1992 punon mjek privat në ambulancën “Gentiana” në Kërçovë ku edhe jeton.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.