Hamsi Behluli
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi në prill të vitit 1965 në Shipkovicë të Tetovës. Shkollën fillor e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Tetovë. Fakultetin Filologjik e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Hamburgut ku edhe magjistroi në prill të vitit 1997 me temën: ”ANGAZHIMI SHKRIMOR NË LITERATURËN GJERMANE PAS VITEVE 1945 SIPAS SHEMBULLIT TË ALFRED ANDERSHIT”(gj). Mr. Hamsi Behluli është i angazhuar si ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.