← Shfleto

Hamit Xhaferri

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi në janar të vitit 1949 në Zajaz të Kërçovës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Tetovë ku e kreu edhe Gjimnazin. SHLP në Shkup më 1973. Shkallën e Dytë të Fakultetit Filozofik i kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë, ku edhe magjistroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1985 me temën: ” EPIKA POPULLORE SHQIPTARE E TREVËS SË KËRÇOVËS”. Mr Hamit Xhaferri doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në shtator të vitit 1996 me temën:” POEZIA POPULLORE SHQIPTARE E PERIUDHËS SË REFORMAVE TË TANZIMATIT”. Dr. Hamit Xhaferri së pari punoi si profesor i gjuhës shqipe në Tetovë, mandej si ligjërues i saj në Universitetin e Tetovës, është i angazhuar si ligjërues edhe në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës. Ka të botuar disa punime e artikuj, si dhe 300 njësi bibliografike nga fusha e albanologjisë në revistat shkencore e profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.