← Shfleto

Hamit Xhaferi

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi në qershor të vitit 1942 në Dobërllukë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në Smrekonicë dhe e kreu në Vushtrri, ku e kreu edhe Shkollën e mesme Ekonomike-gjenerata e parë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1982 me temën: ” KONCEPCIONET E ZHVILLIMIT EKONOMIK AFATGJATË TË KOSOVËS DERI NË VITET 1990-2000”(kr). Mr. Hamit Xhaferi së pari ia filloi punës si ekonomist në ndërmarrjen ndërtimore “Kosova” të Vushtrrisë. Mandej në Entin për Planifikim dhe Zhvillim në “Trepçë” të Zveçanit, në Sekretariatin Krahinor për Ekonomi të Kosovës. Ka qenë kryetar i Këshillit Ekzekutiv të komunës së Vushtrrisë. Tash punon në Drejtoratin për Planifikim, Zhvillim dhe Rindërtim të komunën së Vushtrrisë. Ka të botuar një punim shkencor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.