← Shfleto

Hamdi Ukmata

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1939 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1965. Doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”EFEKTET E DËMSHME TË PLUHURAVE VEGJETABILË NË SISTEMIN RESPIRATOR NË KUSHTET E EKSPLOATIMIT INDUSTRIAL NË KSA TË KOSOVËS”. Dr. Hamdi Ukmata specializimin për Mjekësinë e Punës e bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit. Dr. H. Ukmata gjithë kohën punoi në Dispanserin e Mjekësisë së Punës në Obiliq, ku ka qenë edhe drejtor i atij dispanseri në Elektroekonominë e Kosovës. Ka marrë pjesë në shumë konferenca e simpoziume dhe ka të publikuara 28 punime si autor-koautor. Vdiq në Prishtinë më 2001.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.