← Shfleto

Hamdi Thaçi

Magjistër i orientalistikës

Lindi më 1934 në Ratkoc të Rahovecit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e mesme (të Teologjisë) e kreu në Damask-Siri. Fakultetin e Jurisprudencës teologjike e kreu në Karaçi të Pakistanit më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Letërsisë Arabe, Indiane në Lahor të Pakistanit dhe në Penxhab ku magjistroi në nëntor të vitit 1971 me temën: ”SUK UKAZ (NË VITET 400-600 TË LETËRSISË ARABE)”(ar). Mr. Hamdi Thaçi ka punuar si përkthyes i gjuhëve orientale në “Unioninvest” të Sarajevës. Mr. H. Thaçi ka të botuara 70 punime në gjuhën arabe dhe shqipe dhe 2 libra. I di disa gjuhë të huaja si: arabe, persiane, kurde, turke, angleze dhe gjermane në të cilat edhe shkruan. Jeton në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.