← Shfleto

Hamdi Terziqi

Magjistër i artit figurativ

Lindi më 1947 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. SHLP – Dega e Artit Figurativ - e kreu në Prishtinë, mandej e vazhdoj Shkollën e Dytë të Fakultetit të Arteve në Beograd dhe diplomoi me 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve në Lubjanë, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1977 me temën: ”BËRTHAMA NË FUSHËN E ARTIT” (sl ). Mr. Hamdi Terziqi punoi si bashkëpunëtor profesional në Entin e Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të Kosovës në Prishtinë. Mr. H. Terziqi organizuar ekspozita personale në të gjitha kryeqendrat e ish-Jugosllavisë dhe jashtë. Ka qenë ligjërues i lëndës Arti i lirë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë. Tash jeton dhe punon në Paris.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.