Hamdi Syla
Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi më 1935 në Ashlan të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Mitrovicë, ku e kreu edhe të mesmen (Gjimnazin). Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Zagreb më 1962. Specializimin si inxh. e filloi në Beograd dhe e kreu në Londër në Fakultetin e Inxhinierisë ku edhe doktoroi në shkurt të vitit 1973 me temën: ” STUDIME TEORIKE-EKSPERIMENTALE TË PËRÇUESHMËRISË, TRANFERIMIT TË NXEHTËSISË DHE SHPIMIT ME LËNGJE IZOLUESE ME PËRDORIMIN E ELEKTRODAVE TË MËDHA DHE TË TENSIONIT TË LARTË”( an ). Dr. Hamdi Syla ka qenë përfaqsues i Odës Ekonomike të Jugosllavisë në Iran, kurse më 1980 u zgjodh prof. ordinar në Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës - në Prishtinë. Dr. H. Syla ka të botuara një numër punimeve shkencore në gjuhën angleze jashtë Kosovës. Tash jeton dhe punon në Tiranë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.