← Shfleto

Hamdi Gashi

Magjistër i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1945 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Novi Sad më 1969. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Novi Sad në shkurt të vitit 1972 me temën: ” PËRBËRJA, PËRMBAJTJA DHE DISTRIBUIMI I HUMUSIT NË SIPËFAQET E REJA TË TOKËS SË PUNUAR NË KOSOVË”(sr). Mr. Hamdi Gashi punoi si mësimdhënës në Shkollën Bujqësore mandej në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës si ligjërues i lartë i lëndëve: Pedologji dhe Agrogjeologji. Ka ligjëruar edhe lëndën Gjeografia e trollit në Katedrën e Gjeografisë në FSHMN të Prishtinës. Mr. H.Gashi u zgjodh ministër i Bujqësisë në Republikën e Kosovës. Ky ishte magjistër i parë i Pedologjisë në Kosovë. Gjatë Luftës së UÇK ushtria serbe Hamdiun e likuidoi në Prishtinë më 1999.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.