Hamdi Daci
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1942 në Tërnoc të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Medresenë në Shkup. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë Angleze e nisi në Shkup dhe e kreu në Universitetin e Uells-it Verior në Bungor më 1965. Studimet pasuniversitare i filloi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit dhe magjistroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në qershor të vitit 1977 me temën: ”PREZENTIMI DHE NATYRA TE VILLIAM OURDSONRTHI DHE NAIM FRASHËRI”. Mr. Hamdi Daci doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në qershor të vitit 1980 me temën: ”KRIJIMTARIA LETRARE MARKSISTE ANGLEZE E SHEKULIT XX”. Dr. Hamdi Daci së pari punoi si mësues-arsimtar në Tërnoc e Bujanoc, më 1970 është zgjedhur asistent i Letërsisë Angleze ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Ka qenë shef Katedre dhe prodekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 5 punime shkencore, merret edhe me përkthime nga anglishtja në shqipe dhe anasjelltas.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.