← Shfleto

Halit Ymeri

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në korrik të vitit 1951 në Uçë të Burimit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1999 me temën: ”NDRYSHIMET RADIOLOGJIKE NË IMAZHIN E TOMOGRAFISË SË KOMPJUTERIZUAR TE INSULTI CEREBRO-VASKULAR DHE KORRELACIONI ME DEFICITIN NEUROLOGJIK”(kr). Mr. Halit Ymeri doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinë në qershor të vitit 2002 me temën: ”VLERAT KOMPERATIVE TE MIELOGRAFIA LUMBALE DHE TOMOGRAFIA E KOMPJUTERIZUAR PËR DIAGNOSTIFIKIMIN E HERNISË FISKALE”. Dr. Halit Ymeri së pari filloi të punoi si mjek në Klinikat e Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, njëherit si asistent i Radiologjisë e më vonë docent i lëndës së radiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe punon. Specializimin për radiologji e kreu në Zagreb. Dr. H. Ymeri ka marrë pjesë në disa simpoziume e kongrese dhe ka të botuara 13 punime shkencore dhe 13 punime profesionale dhe një tekst universitar për radiologji.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.